75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Manchester United deklarohet për të ardhmen e Ten Hag

Erik Ten Hag kohët e fundit është raportuar se do të shkarkohet nga pozita e trajnerit të Manchester United.

Zërat për një largim të mundshëm janë shtuar dukshëm në orët e fundit, pasi “Djajtë e kuq” janë mposhtur mbrëmë nga Newcastle United, duke u eliminuar nga Carabao Cup, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi po shikon mundësinë e emërimit të një trajneri të ri.

Por raportimet për shkarkimin e teknikut holandez, janë mohuar nga klubi i Manchester United.

Gazetari Fabrizio Romoano, raporton se United ka mohuar me vendosmëri ardhjen e një trajneri të ri në klub.

“Burimet raportojnë se historitë mbi menaxherin e ri janë ‘kategorikisht të rreme’ dhe nuk asgjë të vazhdueshme në këtë fazë.”, ka shkruar Romano./IndeksOnline/