75 Mall Live Search
17:51 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Manchester United deklason Norwichin

Manchester United ka arritur të shënojë fitore ndaj Norwich Cityt me rezultat 4:0.

Rashford realizoi dy gola, dhe Martial e Greenwood nga një, shkruan Indeksonline.

Vlen të përmendet që edhe Mata tregoi formë të lartë duke dhuruar dy asiste.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 34 pikëve në pozitën e pestë, ndërsa Norwich gjendet në fund të pusit me vetëm 14 pikë./Indeksonline/