75 Mall Live Search
12:28 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / L A

Manchester United dhe Chelsea i vihen pas yllit të ri të Premierligës

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të nënshkruar me mesfushorin e Sunderlandit, Noah Sadiki, sipas një raportimi nga gazetari franko-belg Sacha Tavolieri.

Sadiki, po ashtu si Sunderland, ka pasur një nisje të shkëlqyer të sezonit në Premierligë, aq sa po tërheq interesimin e klubeve kryesuese në tabelë.

“Djajtë e Kuq” kontaktuan rrethin e lojtarit në fillim të sezonit për të hetuar mundësinë e një transferimi.

Ai konsiderohet një alternativë për mesfushorin e Brighton & Hove Albion, Carlos Baleba, i cili mund të rezultojë tepër i shtrenjtë.

Interesi i Chelseat erdhi pas takimit të tyre me drejtuesit e Sunderlandit në fund të tetorit.

“Blutë” e Londrës kontaktuan direkt Sunderland për të pyetur mbi vlerësimin e Sadikit. Chelsea dhe Manchester United mund të konkurrojnë për nënshkrimin e përfaqësuesit të Kongos Demokratike gjatë merkatos së janarit që vjen.