75 Mall Live Search
12:25 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchester United dhe Chelsea në “luftë” për yllin kilian

Skuadra e Manchester Unitedit është e interesuar për lojtarin e Bayern Munchen, Arturo Vidal.

Super mesfushori kilian pritet që gjatë afatit veror të largohet nga Bundesliga gjermane, transmeton IndeksOnline.

Sipas mediave të huaja, Vidal preferon shumë Premierligën dhe menjëherë skuadra e Jose Mourinhos është vë në sulm.

“Djajtë e Kuq” kanë ofruar plotë 48 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Vidalit, me një kontratë katër vjeçare dhe me pagë 14.4 milionë euro për sezon.

30-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2019. Të interesuar janë edhe kampionët e Premierligës, Chelsea, e cila ende nuk ka ofruar shifër parash për lojtarin./IndeksOnline/