Manchester United dhe Juventus me një shkëmbim historik
Juventus janë gati t’i fillojnë përpjekjet për ta kthyer Paul Pogban në Torino këtë verë duke i ofruar Unitedit shërbimet e anësorit brazilian Douglas Costa në këmbim.

Gjigandët italian do të shikojnë mundësinë që ta sjellin fituesin e Kupës së Botës përsëri në Torino dhe do ta sanksionojnë lëvizjen e Douglas Costas në drejtimin e kundërt vetëm që ta rikthejnë yllin francez, shkruan IndeksOnline.

Douglas Costa vlerësohet lartë nga krerët Manchester United dhe është njeriu i duhur për ta mbushur boshllëkun e Anthony Martial në rast se klubi nuk mund ta mbajë francezin./IndeksOnline/