Manchester United do të ankohet për mosdhënien e penalltisë së dytë
“Djajtë e Kuq”, barazuan mbrëmë ndaj Bournemouthit me rezultat 2-2.
Rezultat kjo që mund t’i kushtojë Unitedit, e cila po synon të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
Mirëpo në ndeshjen e mbrëmshme, atyre nuk i është akorduar një penallti dhe kanë vendosur të ankohen te PGMOL rreth këtij vendimi.
Ata janë gati të argumentojnë se Amad u rrëzua në tokë pa asnjë përpjekje për të luajtur me topin në momentin kyç.
Klubi këmbëngul se faulle të ngjashme u trajtuan ndryshe në të njëjtën ndeshje, duke çuar në episodin e Harry Maguire.
Manchester United, ende ruan pozitën e 3-të në tabelë dhe kanë gjithsej 55 pikë./IndeksOnline/

