Manchester United e dëshiron në skuadër Ivan Rakiticin, futbollisti thotë se është i lumtur te Barça

Ivan Rakitic insiston se është i lumtur te Barcelona edhe pse raportimet për transferimin e tij të mundshëm te Manchester United po vazhdojnë.
Rakitic po besohet se është futbollisti që e ka në fokus Ole Gunnar Solskjaer, e që më parë në skuadër e dëshironte edhe Jose Mourinho, transmeton IndeksOnline.
Kurse Rakitic tha se është mësuar të luaj në skuadrën spanjolle dhe që është i lumtur të jetë me katalunasit.
“Ende jam nën kontratë, kur e nënshkruaj kontratën, gjithmonë fokusohem që t’i përmbahem asaj, vetëm nëse ajo ndryshon unë do të ulem dhe të flas për të”, ka thënë futbollisti./IndeksOnline/.