Manchester United e fillon me “këmbën e majtë”, Southampton kalon në epërsi

Southamptoni ka befasuar skuadrën e Manchester United.
Është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Southmaptoni, ndërsa mysafirët kanë arritur të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 12-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Ishte Amstrong ai i cili ia dhuroi epërsinë Southamptonit, pas një gabimi të Paul Pogbas afër zonës së 16 metërshit.
Kujtojmë që Manchester United po lufton për një vend që siguron pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm./KosovaPress/