16:26 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Manchester United e gatshme ta transferoj yllin e Borussia Dortmund

Manchester United është e gatshme ta transferoj yllin anglez Jadon Sancho në afatin e janarit.

Djajtë e kuq janë jashtëzakonisht të interesuar për 19 vjeçarin i cili siç duket nuk është i kënaqur në skuadrën gjermane. Po ashtu futbollisti ka pasur probleme në këtë skuadër.

19 vjeçari është edhe në fokusin e Manchester City dhe të Liverpoolit mirëpo sipas mediave angleze futbollisti me shumë gjasa mund të përfundoj në janar te United.

Deri më tani në këtë sezon ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka siguruar 11 asistime në 21 paraqitje për klubin gjerman./Indeksonline/.