75 Mall Live Search
22:34 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Manchester United e mposht Ipswichin edhe me karton të kuq

Manchester United më në fund ka shënuar fitore në Premierligë, pas tre ndeshjeve.

”Djajtë e kuq” e mposhtë para tifozëve vendas skuadrën e Ipswichit, me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e Jaden Philogene, qysh në minutën e katërt.

Një autogol nga Samy Morsy në minutën e 22-të barazoi shifrat në ”Old Trafford”.

Katër minuta më vonë, Matthijs de Ligt përmbysi rezultatin dhe e kaloi Unitedin në epërsi.

Në vazhdim ”djajtë e kuq” mbeten me një lojtar më pak, pasi Patrick Dorgu u ndeshkua me karton të kuq.

Kjo epërsi numerike u shfrytëzua mirë nga skuadra e Ipswich, e cila barazoi rezultatin në 2-2, me golin e dytë nga Philogene, në 45+2.

Golin e fitores për United e shënoi Harry Maguire në minutën e 47-të.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 33 pikëve, dhe renditet në vendin e 14-të.

Ndërsa Ipswich renditet në vendin e 18-të, me 17 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/