75 Mall Live Search
23:55 / E Premte, 01 Shtator 2023 / Gj. Sh

Manchester United e zyrtarizon Amrabatin

Sofyan Amrabat edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Manchester United.

Mesfushori maroken është huazuar nga Fiorentina deri në qershor 2024, shkruan IndeksOnline.

“Është një nder i madh të bëhesh lojtar i Manchester United. Më është dashur të jem i durueshëm për këtë moment, por jam dikush që dëgjon gjithmonë zemrën time dhe tani po përfaqësoj klubin e ëndrrave të mia. Unë jam një lojtar i pasionuar; Dua ta sjell atë energji në skuadër dhe do të vendos gjithçka në çdo veprim që bëj për ekipin.” tha Amrabat për faqen zyrtare./IndeksOnline/