75 Mall Live Search
23:28 / E Mërkurë, 02 Janar 2019 / indeksADMonline

Manchester United fantastik, vazhdojnë serinë e fitoreve!

Ekipi i Manchester United ka shënuar fitoren e katërt radhazi nën drejtimin e trajnerit të ri. Ata kanë mposhtur Newcastlen si mysafirë me rezultat 0-2.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0. Në minutën e 64-të sulmuesi belg Romelu Lukaku kaloi në epërsi ‘Djajët e Kuq’, transmeton Indeksonline.

Në minutën e 80-të në skenë u paraqit talentin Marcus Rashford, që shënoi pas një asistimi të kilianit Alexis Sanches.

Pas kësaj fitore Manchester United është në pozitën e gjashtë me 38 pikë, ndërsa ekipi i Newcastle mbetet në pozitën e 15-të me 18 pikë./Indeksonline/