75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Manchester United firmos me yllin e ri

Nuk ka më dyshime, Manchester United ka rinovuar kontratën me Tahith Chong. Sulmuesi i krahut ka hedhur firmën në kontratën që e mban të lidhur me ekipin e “Djajve të kuq” deri në qeshorin e 2022.

Lojtari i kombëtares holandeze ishte dëshira e madhe e trajnerit të Interit, Antonio Conte. Zikaltrit e kishin në krye të listës së dëshirave, madje u mendua se palët kishin rënë dakord paraprakisht. Ai do të firmoste një kontratë 5-vjeçare me skuadrën italiane.

United është vënë në lëvizje dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka bindur të rinovojë. “Jam i kënaqur që kam nënshkruar një kontratë me ‘Djajtë e kuq’. Kur erdha te United ishte një ëndërr e bërë realitet”, – tha ai.