75 Mall Live Search
23:05 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / Gj. Sh

Manchester United fiton derbin ndaj Liverpulit (VIDEO)

Manchester United e ka fituar derbin e javës së tretë në Premier Ligën angleze.

Djajtë e Kuq mposhtën skuadrën e Liverpulit me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Serin e golave e hapi futbollisti Jadon Sancho në minutën e 16-të.

Manchester United dyfishoi epërsinë në minutën e 53-të me anë të Marcus Rashford.

Skuadra e Jorgen Klopp ngushtoi rezultatin me golin e Mohamed Salah në minutën e 82-të.

Në minutat e mbetura u zhvillua një dramë e madhe në ”Old Traffor”, por që nuk pati ndryshim në rezultat.

Me këtë fitore Manchester United ka marrë pikët e para në këtë sezon në Premier Ligë, ndërsa Liverpuli ka mbetur në kuotën e dy pikëve.

Në javën e ardhëshme, Manchester Uited do të jetë mysafire e Southampton ndërsa Liverpuli do të kërkoj fitoren e parë ndaj bournemouthit./IndeksOnline/