75 Mall Live Search
23:22 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Manchester United fiton ”dramën” ndaj Wolvesit

Manchester United ka marrë tre pikë të plota në udhëtim te skuadra e Wolvesit.

“Djajtë e kuq” shënuan fitore me rezultat 4-3, fitore kjo e cila erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Ten Hag e nisi shum mir ndeshjen, duke shkuar në pushim me epërsi prej dy golave.

Marcus Rasfhord hapi serin e golave në minutën e 5-të, ndërsa Rasmus Hojlund dyfishoi rezultatin në minutën e 22-të.

Wolves ngushtoi rezultatin në m,inutën e 71-te, me golin e Pablo Sarabia, i cili u tregua i skat nga penalltia.

Katër minuta më vonë, McTominay riktheu epërsinë prej dy golave për United.

Max Kliman ngushtoi edhe njëherë diferencën për skuadrën vendase në minutën e 85-të.

Drama e madhe filloi në minutat e fundit, kur Pedro Neto barazoi shifrat në 3-3, në 90+5.

Fitoren Manchesterit ia siguroi talenti 18-vjeçar, Kobbie Mainoo në 90+7.

Me kkëtë fitore, United renditet në vendin e shtatë, me 35 pikë, ndërsa Wolves ka 29 pikë dghe renditet në vendin e 11-të./IndeksOnline/