Manchester United gjen zëvendësuesin e De Geas

Manchester United ka nisur të mendoj për zëvendësimin e portierit David De Gea.
Portieri spanjoll kishte refuzuar kontratën e re e cila parashihte ulje të pagës dhe drejtuesit e ”Djajve të Kuq”, kanë nisur menjëherë të gjejnë zëvendësuesin e tij, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se United po shqyrton një lëvizje për portierin e Borussia Dortmundit , Gregor Kobel, në rast se nuk arrijnë një marrëveshje me De Gean.
Gazeta gjermane Blick raporton se United tashmë ka shprehur interesim për nënshkrimin e Kobel nga Borussia Dortmund këtë verë.
Klubi gjerman gjithashtu është e interesuar për të vazhduar kontratën me Kobel, por mund ta lënë të lirë nesë vjen një ofertë prej 45 milionë funte./IndeksOnline/