Manchester United grumbullon 100 milionë nga Liga e Kampionëve
Manchester United u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi u mposht nga Barcelona.
Pavarësisht eliminimit në gjysmë të rrugës, skuadra angleze ka përfituar hiq më pak se 100 milionë euro nga kjo garë, shkruan Indeksonline.
35 milionë United i ka grumbulluar nga të drejtat televizive, 15 milionë nga gara (UEFA) dhe 50 milionë euro tjera nga shitja e biletave.
Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer do të luftojë deri në xhiron e fundit për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/