Manchester United hakmerret ndaj Aston Villas, e eliminon nga Carabao Cup

Manchester United është hakmarrë ndaj Aston Villas pas humbjes në fundjavë.
Djajtë e kuq shënuan fitore me rezultat 4-2 duke e eliminuar nga Carabao Cup, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0, ndërsa në pjesën e dytë u shënuan plot 6 gola.
Ishin mysafirët të cilët kaluan në epërsi në minutën e 48-të me golin e Ollie Watkins.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm disa sekonda pasi që Anthony Martial barazoi rezultatin.
Aston Villa riktheu epërsinë në minutën e 60-të pas autogolit të Diego Dalot.
Në vazhdim skuadra e cila domino ndeshjen ishte pikërisht Manchester United.
Marcus Rashford, Bruno Fernandez e Scott McTominay shënuan për djajtë e Kuq duke e quar rezultatin në 4-2./IndeksOnline/