75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 09 Mars 2023 / Gj. Sh

Manchester United harron humbjen ndaj Liverpulit, ”shkel” Betisin në Europa League

Manchester United e ka harruar humbjen turpëruese ndaj Liverpulit dhe i është rikthyer fitoreve.

”Djajtë e Kuq” mposhtën në shtëpi skuadrën spanjolle, Real Betis me rezultat të thellë 4-1, shkruan IndeksOnline.

Serinë e golave e hapi Rashford, i cili kaloi Unitedin në epërsi në minutën e 12-të.

Betisi arriti të barazonte rezultatin në minutën e 32-të me golin e Ayoze Perez, duke u mbyllur pjesa e parë me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë skuadra e Ten Hag shënoi edhe tre gola të tjerë që i sollën fitoren.

Antony në minutën e 52-të riktheu epërsinë e United, ndërsa gjashtë minuta më vonë, Bruno Fernandez shënoi golin e tretë.

Golin e fundit në ndeshje për 4-1 e shënoi Wout Weghorst në minutën e 82-të.

Me këtë rezultat, United është një hap pranë kalimit në ëerekfinale të Europa League, por duhet pritur edhe ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet javën e ardhshme në Spanjë./IndeksOnline/