Manchester United harron Sanchon dhe Dembelen, vihet pas super yllit të La Ligas

Skuadra e Manchester United duket se është lodhur me negociatat me Jadon Sanchon dhe Ousmane Dembele.
Ata tashmë i kanë kthyer sytë kah një tjetër futbollist, transmeton Indeksonline.
“ESPN” raporton se Manchester United është vënë pas futbollistit të Sevillas, Lucas Ocampos.
Klubi anglez beson se argjentinasi është i përshtatshëm për planet e Solskjaer./Indeksonline/