75 Mall Live Search
16:25 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United hodhi poshtë ofertën e Real Madridit për shkëmbimin e Paul Pogbas me dy lojtarë

Real Madrid thuhet se e dëshiron në skuadër Paul Pogban por kësaj kërkese ju ka përgjigjur klubi Anglez duke i vendosur lojtarit çmimin prej 150 milionë eurosh.

Zinedine Zidane është i etur të sjellë mesfushorin e Francës në Bernabeu këtë verë, pasi tashmë ka siguruar nënshkrimet e Eden Hazard, Ferland Mendy dhe Luka Jovic.

Sipas Mundo Deportivo, presidenti i Real Madridit Florentino Perez dëshiron të bëjë këtë kontratë me lojtarin, kurse Djajtë e Kuq kanë hedhur poshtë një propozim prej 80 milionë eurosh e ku përfshiheshin edhe Gareth Bale ose Isco.

Perez do të jetë i gatshëm të shkojë deri në 150 milionë euro, por gjigandët spanjollë duan të shohin Pogban që ai të paraqes interesim për të luajtur për Real Madridin.

Juventusi vazhdon të monitorojë situatën dhe do të jetë i gatshëm të ofrojë 70 milionë euro plus Paulo Dybala, Alex Sandron ose Blaise Matuidin, por përsëri kjo ofertë është hedhur poshtë nga drejtuesit e United.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer udhëtoi në Australi të hënën për të filluar turneun para fillimit të sezonit Anglez.