16:13 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / L K

Manchester United i ndanë rrugët me yllin anglez: Është më mirë për të dy palët

Mason Greenwood dhe Manchester United edhe zyrtarisht sot i kanë ndarë rrugët. Ylli i futbollit anglez ka njoftuar këtë lajm në profilin e tij duke thënë se është vendim më i mirë për të dy palët.

Greenwood u përball me akuza për tentativë përdhunimi që nga viti i kaluar dhe ishte pezulluar nga skuadra e madhe angleze.

“Vendimi i sotëm ka qenë pjesë e një procesi bashkëpunimi mes Manchester United, familjes sime dhe meje. Vendimi më i mirë për të gjithë ne është që unë të vazhdoj karrierën time futbollistike larg Old Trafford, ku prania ime nuk do të jetë një shpërqendrim për klubin. Falënderoj klubin për mbështetjen e tyre që kur u bashkova në moshën shtatë vjeçare. Unë synoj të jem një futbollist më i mirë, por më e rëndësishmja një baba i mirë, një person më i mirë dhe të përdor talentet e mia në një mënyrë pozitive brenda dhe jashtë fushës” ka thënë futbollisti anglez./Indeksonline/