09:31 / E Diele, 10 Korrik 2022 / LB

Manchester United i ofrohet mundësia të nënshkruaj me portierin shqiptar, Thomas Strakosha

Manchester United i është ofruar mundësia për të nënshkruar me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Strakosha, i cili u largua nga Lazio muajin e kaluar, tani është një lojtar i lirë, ndërsa më parë ka qenë në bisedime me Fulham dhe Chelsea.

Tani duket se Djajtë e Kuq janë më afër nënshkrimit të 27-vjeçarit këtë verë, pasi kërkojnë një zëvendësues të Dean Henderson.

Strakosha kishte qenë në bisedime me Chelsean mes një lëvizjeje të mundshme, me Thomas Tuchel që e shihte shqiptarin si zëvendësues nëse Kepa Arrizabalaga largohej nga klubi.

Por duket se United do të sigurojë transferimin e 27-vjeçarit, pasi të jetë afër një marrëveshjeje për kushtet personale me portierin, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Ekipi i Manchester United zbarkoi në Tajlandë për përgatitjet e tyre para-sezonale, me vetëm një transferim të ri, mbrojtësin Tyrell Malacia.

United shpreson se Christian Eriksen mund të kalojë testet mjekësore në kohë për t’u bashkuar me turneun e Australisë, dhe kanë rritur interesimin e tyre për Lisandro Martinez, duke paraqitur një ofertë të prej 45 milionë eurosh për qendërmbrojtësin e Ajax-it.

Megjithatë, raportohet se shpresat për një transferim të Frenkie de Jong janë shuar, pasi lojtari përfundimisht ka vendosur të qëndroj tek Barcelona.