Manchester United i rikthehet fitoreve, mposht me dy penallti Evertonin

Manchester United i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.
Në ndeshjen e javës së 28-të, e cila u zhvillua në stadiumin ”Old Trafford”, ”Djajtë e kuq” mposhtën Evertonin, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga penalltia,
Fillimisht Bruno Fernandes shënoi në minutën e 12-të, ndërsa Marxus Rashford realizoi në minutën e 36-të.
Manchester United me këtë fitore mbetet në vendin e gjashtë me 47 pikë, ndërsa Everton renditet në pozitën e 16-të, me 25 pikë të grumbuluara./IndeksOnline/