75 Mall Live Search
08:42 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United i tregon afatin e fundit Real Madridit për të transferuar Paul Pogba

Manchester United thuhet se kishte hekur dorë nga  shitja e Paul Pogbas, pas përfundimit të afatit të transferimit për klubet e Premier Ligës.

Edhe pse shumica e skuadrave europiane mund të vazhdojnë të transferojnë lojtarë deri më 2 shtator, ka një afat më të hershëm për ekipet angleze, që është 8 gushti, transmeton Indeksonline.

Man Utd dëshiron £ 150millionë për Pogba mirëpo transferimi duhet të bëhet para kësaj date ose ai nuk do të transferohet askund.

Ky duket si një qëndrim i drejtë nga Djajtë e Kuq, të cilët padyshim do të ishin në gjendje ta zëvendësojnë atë nëse ai  largohet  para kësaj date.

Është e vështirë për Real Madridin, i cili sigurisht duhet të shesë lojtarë para se të blejnë të tjerë, pasi që këtë verë kanë shpenzuar për transferimin e  Eden Hazard dhe Luka Jovic./Indeksonline/.