75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Gj Sh

Manchester United i vendos klauzolë Bruno Fernandesit për klubet jashtë Anglisë

Sipas raportimeve të Daily Mail, kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej rreth 56 milionë funte, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Anglisë.

Kjo do të thotë se skuadrat nga kampionate të tjera evropiane apo nga Lindja e Mesme mund ta transferojnë mesfushorin portugez për këtë shumë fikse, ndërsa klubet e Premier League nuk mund ta aktivizojnë këtë klauzolë, shkruan IndeksOnline.

Raportet theksojnë se interesimi nga jashtë Anglisë mund të rritet, veçanërisht nga klubet me fuqi të madhe financiare.

Megjithatë, drejtuesit e United nuk kanë dhënë sinjale se janë të gatshëm të ndahen nga kapiteni i tyre, ndërsa vetë lojtari më herët ka shprehur dëshirën për të vazhduar në “Old Trafford”.

Mbetet për t’u parë nëse ndonjë klub do të aktivizojë klauzolën gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.