20:27 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Manchester United i’a hap dyert e largimit Sanchos

Manchester United si duket i ka hapur dyert e largimit futbollistit Jadon Sancho.

Futbollisti anglez u përjashtua nga fotografia e skuadrës së Manchester United për këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Sipas Manchester Evening News, Jadon nuk u lejua të merrte pjesë në foto në Carrington.

Kujtojmë që Sancho kishte probleme me trajnerin e Manchester United, Erik Ten Hag, ku më hertët klubi e ka përjashtuar tërësisht futbollistin nga ambientet e skuadrës së parë./IndeksOnline/