Manchester United interesohet për yllin në rritje të Lille
Manchester United ka identifikuar mesfushorin e Lille, Ayyoub Bouaddi (18 vjeç), si një opsion të mundshëm për afatin kalimtar dimëror, sipas një raportimi nga “Sky Sports News”.
18-vjeçari shihet si një lojtar që mund të forcojë alternativat në mesfushë për Ruben Amorim në “Old Trafford”.
Bouaddi është lojtari më i fundit nga Ligue 1 që ka bërë përshtypje në moshë të re dhe është lidhur me klubet elitare të Europës.

Që nga debutimi i tij në moshën 17-vjeçare, reprezentuesi i të rinjve të Francës ka zhvilluar 74 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë dhe është kthyer në një figurë kyçe për Bruno Génésio te Lille.
Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë bërë që disa klube të interesohen për shërbimet e tij, përfshirë edhe klubin nga Manchesteri.
Megjithatë, ndjekja e mundshme e United për mesfushorin e Lille nuk pritet të jetë e lehtë.
Real Madrid dhe PSG janë ndër shumë klubet e interesuara për nënshkrimin e francezit, duke krijuar mundësinë e një lufte ofertash për shërbimet e tij.

