75 Mall Live Search
08:52 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Manchester Unitedi, ka bërë startin më të keq në histori të Premier Ligës

Skuadra më e suksesshme angleze në Premier Ligë, Manchester Unitedi s’e e ka nisur aspak mirë edicionin e sivjetmë.

“Djajtë” kanë fituar vetëm 3 ndeshje nga 11 të zhvilluara deri tani.

Kjo ka bërë që ata të regjistrojnë startin më të dobët në histori të Premier Ligës.

Në këtë mënyrë kanë thyer rekordin negativ të vitit 2014, kur pas 11 xhirosh kishin grumbulluar 16 pikë.

Pavarësisht kësaj, drejtuesit e Manchester Unitedit po tregohen të durueshëm me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

/Indeksonline/