Manchester United ka gati ofertën e çmendur për Sanchon

Manchester United ka ofruar 98 milionë euro për Jadon Sanchon sipas asaj që shkruan Bild.
“Djajtë e kuq” kaluan çdo parashikim në periudhën e kësaj pandemie me ofertën e bër, por përgjigjja e gjermanëve ishte shtangëse.
Ata refuzuan të shesin talentin e tyre për një çmim të tillë shumë të lartë. Ata duan të paktën 100 milionë euro për xhevahirin e tyre, prandaj nuk kanë pranuar ofertën e “Djajve të kuq”.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i dashuruar me sulmuesin dhe e do me patjetër në skuadër. Dortmundi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Sancho dhe refuzimi është një sinjal i fortë për të gjithë ekipet që kanë interes për lojtarin.