75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 12 Janar 2025 / G T

Manchester United kalon tutje, portieri Bayindir hero i mbrëmjes

Ka përfunduar ndeshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për FA Cup.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen me shifrat e barabarta 1:1, shkruan Indeksonline

Kurse në penallti fitoi ekipi i Ruben Amorim me shifrat 5:3.

Te “Topçinjt” nga pika e bardhë e penalltisë gaboi sulmuesi gjerman, Kai Havertz.

Image

Kujtojmë që golat në këtë ndeshje i shënuan: Gabriel (Arsenal) dhe Bruno Fernandes (Manchester Unitedi).

Gjatë ndeshjes, Arsenali humbi një penallti – dhe ishte Odegaard ai që gaboi nga 11-metërshi.

Gjithashtu “Djajtë e Kuq” ishin me një lojtar më pak nga minuta e 61’të, pasi Dalot u ndëshkua me dy kartona të verdhë./Indeksonline/