Manchester United kërkon mbrojtës të krahut të majtë, në listë Davies dhe Hernandez

Epoka e Ruben Amorim te Manchester United ka filluar me ndeshjen ndaj Ipswich.
United, pritet të bëjë lëvizje në afatin e kalimtarit ku synim kryesor për portugezin është përforcimi në pozitën e majtë të mbrojtjes.
Siç raporton gazetari gjerman, Florian Plettenberg në listën e “Djajve të Kuq” janë lojtari i Bayernit, Alphonso Davies dhe ai i Milanit, Theo Hernandez.
🚨🔴 The search for a new left-back at Manchester United is in full swing. Highest priority for Ruben #Amorim as reported!
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) November 26, 2024
▫️Alphonso Davies remains the desired target but difficult to realize
🆕 Theo Hernández is also on the list alongside other options. However, Hernández… pic.twitter.com/2sW6W8DqS1
Davies, shihet si prioriteti kryesor i skuadrës, por i vështirë për t’u realizuar.
Ndërsa Theo ka ende një kontratë me Milanin deri në vitin 2026, që mund të nënkuptojë se ai mund të jetë i disponueshëm për një çmim më të ulët.
Kujtojmë që Manchester United, në ndeshjen e parë të Amorim si trajner i “Djajve të Kuq” barazoi 1-1 ndaj Ipswich në Portman Road./IndeksOnline/