Manchester United kërkon me ngul njërin nga mbrojtësit më të mirë në Serie A
Manchester United ka probleme me lëndime këtë sezon, sidomos në anën defensive.
Duke e parë këtë ekipi anglez janë hedhur në ‘gjueti’ për të gjetur një mbrojtës, transmeton Indeksonline.
Fillimisht mediat në Angli raportuan që ekipi i United po kërkon mbrojtësin Toby Alderweireld por gazetari i njohur italian Nicola Schira ka zbuluar se kë po e kërkojnë ‘Djajtë e Kuq’.
Sipas Schira, gjiganti anglez është shumë e interesuar për të transferuar mbrojtësin grek të Romës, Kostas Manolas.
Ata dëshirojnë ta transferojnë për sezonin e ardhshëm. United i gatshëm të paguaj klauzolën e tij 36 milionë euro dhe t’i ofrojnë pagë 6 milionë euro.
Për të transferuar Manolasin, United po përdor miqësinë me agjentin e tij, Mino Riaola./Indeksonline/