75 Mall Live Search
18:54 / E Diele, 18 Prill 2021 / A. A

Manchester United kryen detyrën ndaj Burnleyt, shkëlqen Greenwood

Mason Greenwood realizoi dy gola në fitoren e Manchester United 3-1 kundër Burnleyt.

Reprezentuesi anglez hapi serinë e golave në minutën e 48-të, por vetëm dy minuta më vonë Burnley barazoi me James Tarkowskin.

‘Djajtë’ rikthyen avantazhin përsëri me golin e Greenwood.

Ndërsa në kohën shtesë, Edinson Cavani realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Manchester United me këtë fitore afrohet 11 pikë te lideri Manchester City, që ka një ndeshje më tepër.

/Indeksonline/