Manchester United kualifikohet tutje, mposhtë bindshëm serbët e Partizanit
Manchester United ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Evropës.
“Djajtë” fituan 3-0 kundër Partizanit të Beografit në Old Trafford.
Golat e fitores i shënuan Mason Greenwood, Anthony Martial dhe Marcus Rashford.
Me këtë fitore skuadra e Ole Gunnar Solskjaer gjendet në krye të grupit L me 10 pikë, 2 më tepër se AZ Alkmaar dhe 6 më tepër se Partizani që është në vendin e 3-të.
Lajm i keq për anglezët ishte lëndimi i mesfushorit Scott McTominay, i cili ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë së fundit te Manchester United.
Ai pritet të mungoj disa javë.
/Indeksonline/