15:42 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Manchester United largon sponzorin rus, pas pushtimit të Ukrainës!

Manchester United ka vendosur të largojë një sponzor të skuadrës. Bëhet fjalë për kompaninë e njohur të aviacionit ajror “Aeroflot”.

Skuadra e madhe angleze do të shkëpusë marrëveshjen me kompaninë ruse 18 muaj më herët për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Më herët një vendim të ngjashëm e ka marrë skuadra gjermane, Schalke 04 që ka hequr logon e sponzorit, Gazprom./Indeksonline/