75 Mall Live Search
18:46 / E Enjte, 11 Korrik 2024 / Gj. Sh

Manchester United mbushet me holandez, arrin marrëveshje për transferimin e Zirkzee

Joshua Zirkzee do të jetë futbollist i ri i Manchester United.

Skuadra angleze ka arriur marrëveshje për transferimin e mesfushorit 23-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

United do të paguaj 42.5 milion te Bologna, në një afat prej tre viteve.

Zirkze të premten do ti kryej testet mjekësore e pastaj do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Ky është nënshkrimi i parë i Manchester United, i epokës së re INEOS.

Për Zirkzee ishte në garë edhe skuadra e Milanit, por si duket është bindur nga Manchester United dhe bashkëkombësi i tij, Erik Ten Hag./IndeksOnline/