Manchester United me ofertë të re për De Jong, Barcelona vështirë për ta refuzuar

Manchester United e ka rritur ofertën në drejtim të Barcelones për holandezin Frenkie De Jong.
Mediat angleze raportojnë se Djajtë e Kuq kanë bërë ofertë prej 69 milionë funte te klubi spanjoll, transmeton Indeksonline.
Kjo ofertë e Manchester United, shumë leht mund të pranohet nga skuadra e Barcelonës pasi ata do të dilnin fitimtat nga kjo marrëveshje.
De Jong u transferua te Blaugranët në vitin 2019 në shifrën e 65 milionë funtave apo 80 milionë euro.
Drejtuesit anglezë janë optimistë se java e ardhshme do të rezultojë deçizive për holandezin, madje mund të vijë edhe zyrtarizimi i 25-vjeçarit brenda datës 30 qershor.
De Jong është një kërkesë ekskluzive e trajnerit të ri të Manchester United, Erik ten Hag më këtë të fundit që mund të konsiderohet si mentori i mesfushorit duke qenë se e promovoi te Ajax./Indeksonline/