Manchester United merr fitore të madhe, përmbys Cityn

Manchester United ka fituar derbin e javës së 20-të në Premier Ligën angleze ndaj Manchester Cityt.
Djajtë e kuq fituan me rezultat 2-1 duke e përmbysur rezultatin brenda tre minutave, shkruan IndeksOnline.
Grealish kaloi Cityn në epërsi në minutën e 60-të, pas harkimit të De Bruyne.
Fernandez barazoi rezultatin në minutën e 80-të, ndërsa golin e fitore e shënoi Rashford tre minuta më vonë.
Me këtë fitore Manchester United merr vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, një më pak se City dhe gjashtë pikë prapa Arsenalit, e cila është lidere e Premier Ligës./IndeksOnline/