15:25 / E Shtunë, 08 Prill 2023 / Gj. Sh

Manchester United merr tre pikë te reja, mposht Evertonin

Manchester United ka shënuar edhe një fitore tjetër në Premierligën angleze.

”Djajtë e Kuq” mposhtë Evertonin në ”Old Trafford”, me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 29-të, shkruan IndeksOnline.

McTominay në minutën e 86-të dhe Martial në të 71-tin minutë, shënuan golat për skuadrën e Ten Hag.

Kjo është fitorja e dytë radhazi për United, duke rrembyer vendin e tretë në tabelë me 56 pikë, vend ky që dergon në Ligën e Kampioneve.

Në anën tjetër skuadra e Evertonit ndodhet në pozitën e 16-të me 27 pikë të grumbulluara dhe do të luftoj deri në fund që të mbetet edhe për një sezon në Premierligë./IndeksOnline/