Manchester United mposht edhe Leicesterin

Manchester United ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Premier Ligën Angleze.
”Djajtë e Kuq” arritën fitore si mysafirë i Leicesterit me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Jadon Sancho ishte golashenuesi i vetëm në takim, duke i dhuruar tre pikë Manchester United.
Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë në tabelë.
Në anën tjetër, Leicester mbetet i fundit me vetëm një pikë dhe tani karrigia e Brendan Rodgers ka filluar të lëkundet shumë./IndeksOnline/