Manchester United mposht Evertonin dhe kalon tutje në FA Cup

Manchester United ka arritur të kualifikohet në 1/16 e FA Cup.
”Djajtë e Kuq” sonte mposhtën në Old Trafford skuadrën e Evertonit me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
United e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në mininutën e katërt me golin e brazilianit Antony.
Dhjetë minuta më vonë, Evertoni arriti të bazazonte rezultatin me anë të Conor Coady.
Coady shënoi edhe njëherë, kësaj radhe në portën e gabuar duke i dhënë epërsinë Manchesterit në minutën e 52-të.
Kur të gjithë po prisnin përfundimin e ndeshjes, skuadra e drejtuar nga Ten Hag fitoi një penallti e cila u realizua me sukses nga Marcus Rashford në 90+7./IndeksOnline/