22:54 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Manchester United mposht minimalisht ekipin e Kazakistanit

Manchester United e ka nisur me fitore kampanjën në Evropa Ligë duke fituar minimalisht 1:0 ndaj FC Astana në “Old Trafford”.

Golin e vetëm për “Djajtë e kuq” e shënoi 17 vjeçari Greenwood në minutën e 73-të, shkruan Indeksonline.

Solskjaer hyri në këtë ndeshje me ndryshime esenciale në formacion duke futur pothuajse krejt ekipin e dytë në lojë./Indeksonline/