75 Mall Live Search
23:54 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Manchester United nuk druhet, sulm të fortë për Sanchon

Manchester United nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Javën e fundit ishin drejtuesit e ekipit verdhezi që deklaruan se nuk do të largonin nga skuadra futbollistin, por kjo nuk ka penguar “Djajtë e kuq” që të vazhdojnë bisedimet.

Ata janë në bisedime me menaxherin e Sanchos. Anglezët e duan me patjetër talentin e “3 Luanëve” për t’i besuar çelësat e sulmit të skuadrës.

Gazetari Fabrizio Marone shkruan në Twitter se ishullorët nuk kanë asnjë problem.

Ata janë gati të paguajnë për lojtarin dhe nuk i druhen aspak kontratës së gjatë të Sanchos.