08:09 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / C E

Manchester Unitedi nxjerr në shitje Jonesin!

Manchester Unitedi, ka vendosur për shitjen e Phil Jonesit gjatë kësaj vere dhe nuk do të aktivizojnë fare futbollistin për të rritur mundësitë e shitjes së tij, raporton “The Mirror”.

Mbrojtësi nuk ka luajtur për 5 muaj për shkak të një operacioni, ndërsa tani Unitedi është përqëndruar te shërimi i tij në mënyrë që të bëhet e mundur shitja e tij.

Jones këtë sezon ka zhvilluar vetëm 8 ndeshje me “djajtë e kuq” për shkak të dëmtimeve që ka pësuar. IndeksOnline