75 Mall Live Search
16:34 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United pas futbollistit më të mirë të Tottenhamit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Slskjaer është duke kërkuar të rrisë kreativitetin në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq kanë kërkuar infermacione për të ardhmen e mesfushorit të Tottenham, Christian Eriksen, shkruan Indeksonline.

Danezi i cili është kërkuar shumë edhe nga Real Madrid mund të lihet i lirë nëse Manchesteri paguan 78 milionë euro (70 milionë funta).

Manchester United mund të humb Pogban gjatë këtij afati kalimtar, por me 150 milionë të fituara mund të blej Eriksenin.

27 vjeçari nënshkroi me Tottenham nga Ajax në vitin 2013 dhe u bë lojtari më i suksesshëm nga blerjet e financuara nga shitja e Bale. /IndeksOnline/