75 Mall Live Search
09:44 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / L A

Manchester Unitedi mendon t’ia vazhdojë kontratën Maguire-s

Harry Maguire po kalon në një pikë kthese në karrierën e tij.

Kjo për shkak se anglezi është shndërruar në një lojtar kyç në skuadrën e Michael Carrick-ut, me formën e tij që po ndikon në “rilindjen” e Unitedit.

Sipas “Daily Mail”-it, Unitedi po mendon që tani t’ia vazhdojë kontratën Maguire-s, me pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës pikat kryesore të diskutimit.

Maguire, numëron 261 paraqitje me “Djajtë e kuq” dhe ka arritur sukses, duke fituar “FA Cup”-ën dhe “Carabao Cup”-ën./IndeksOnline/