Manchester United rinovon kontarën me ”plakun” e skuadrës

Manchester United e ka vazhduar kontratën me futbollistin Jonny Evans.
36-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re një vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2025, shkruan IndeksOnline.
“Jam i kënaqur që kam zgjatur kontratën time me Manchester United për një sezon tjetër. Të luash për këtë klub të madh dhe të ndjesh mbështetjen nga tifozët tanë të jashtëzakonshëm është gjithmonë një privilegj. Kthimi në klub sezonin e kaluar ishte një nder; duke përfaqësuar ekipin në fushë së bashku me shokët fantastikë të skuadrës nën një menaxher të shkëlqyer. Fitimi i FA Cup së bashku ishte një përvojë e paharrueshme; E di që mund të sfidojmë për më shumë trofe në sezonin e ardhshëm.”, deklaroi Evans pas vazhdimit të kontratës./IndeksOnline/