Manchester United shënon fitoren e parë në Europa League

Skuadra e Manchester United ka arritur fitoren e parë këtë sezon në Europa League.
Pas humbjes së javës së kaluar nga Real Sociedad, “Djajtë e Kuq” fituan si mysafir i skuadrës Sherif tiraspol me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Golat për skuadrën e Manchester United i shënuan Jadon Sancho në minutën e 17-të dhe Cristiano Ronaldo në minutën e 39-të nga penalltia.
Ndeshja tjetër e Grupit E përfundoi me fitoren e Real Socidead ndaj Omanias me rezultat 2-1.
Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së dytë, tabelen e Grupit E e kryeson Real Socied me 6 pikë e ndjekur nga Manchester United dhe Sherif Tiraspol me nga 3 pikë, ndërsa Omania ka 0 pikë./IndeksOnline/