Manchester United shkatërron Liverpulin (VIDEO)

Dy skuadrat më të mëdha angleze, Manchester United dhe Liverpul, kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në parapërgatitjet për sezonin e ri.
Ndeshja u luajt në Bangkok të Tajlandës dhe përfundoi me rezultat 4-0 për djajtë e Kuq, raporton Indeksonline.
Me këtë fitore trajneri ri i Erik Ten Hag, e ka nisur shumë mire te Manchester United.
Golin e pare në ndeshje e shënoi anglezi Jadon Sancho në minutën e 12-të.
Braziliani Fred me një super gol dyfishoi epërsinë në minutën e 30-të.
Pas tre minutave (33), i rikthyeri nga huazimi, Anthony Martial shënoi golin e tretë për Manchester United.
Golin e fundit në ndeshje e shënoi talenti 20 vjeçar nga Uruguai, Facundo Pellistri, në minutën e 76-të./Indeksonline/